Bukuria është e brendshme dhe kjo nuk duhet harruar kurrë. Nuk ka rëndësi sa peshon, sa e gjatë je apo çfarë ngjyre i ke flokët, pasi është zemra ajo që i jep bukurinë individit. Në kohët moderne fatmirësisht kjo po reflektohet edhe në botën e modës dhe bukurisë, ku Barbi perfekte nuk ekziston më dhe sfilatat e modës në të gjithë botën po bëhen me vajza e djem me përmasa të ndryshme.
Ndërkohë, jo vetëm modelet, por edhe personazhet publike, ata që janë në qendër të vëmendjes mediatike, qofshin aktorë, këngëtarë apo figura të ndryshme televizive, duket se i kushtojnë një rëndësi të veçantë pamjes së jashtme. Por padiskutim, talenti mbizotëron gjithmonë. Më poshtë, paraqiten 11 personazhe të njohur, fotot e të cilëve janë edituar dhe ata kanë një tjetër peshë nga ajo realja. Mos harroni, talenti dhe bukuria e shpirtit janë ende aty!