Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme, teksa Meritoni dhe Françeska kanë qenë së bashku në oborr, kjo e fundit e ka pyetur Meritonin nëse do donte që të pajtohej me Romeon. Sipas tij, nuk është aspak problem, nëse gjakërat qetësohen, do të pajtohej, pasi në fund të fundit, secili ka dhënë mendimin e vetë për një situatë të caktuar.
Françeska: A do ti të pajtohesh me Romeon?
Meritoni: Nuk ka të bëjë me pajtesën.
Françeska: Unë po të pyes si Françeska, shoqëri midis nesh, jo për lojë. Do të pajtohesh?
Meritoni: Në momentin që ulen gjakërat, nuk kam pse të diskutoj.
Françeska: Ashtu është, s’ke pse i bie kot.
Meritoni: Unë kam dhënë një mendim, ai ka dhënë një mendim, ndoshta ka qenë një mendim i njëjtë, ata e kanë marrë sikur po luajmë bashkë, a kupton? Janë ulur gjakërat në këtë shtëpi, siç ndodhi më heret, ditën e festës së beqarisë, me Eglën që pastaj erdhi më drejtoi gishtin si përndjekës. A e kupton? Ulen gjakërat, unë kam patur disa mendime, ai ka patur disa mendime të veta dhe ka menduar se po luajmë ping-pong.
Pavarësisht se marrëdhënia e tyre nisi shumë pozitive për shkak të një loje të organizuar nga Vëllai i Madh, ku Lidi pretendonte se ishte vëllai i Heidit, Romeo dhe Lidi vijuan të ishin shumë të afërt edhe kur loja u zbulua. Mirëpo që prej momentit që Lidi ka dalë në nominim, marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, ku prej ditës së djeshme, dyshja është përplasur disa herë.