Cardi B njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë të enjten, duke ndarë imazhe të saj me një fustan të kuq të ndezur që ekspozon barkun e rrumbullakosur mediat sociale. 31-vjeçarja e ndau lajmin vetëm disa orë pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi i Migos, Offset.
Një përfaqësuese e Cardi B konfirmoi për Associated Press se ajo bëri kërkesë për shkurorëzim, “Kjo nuk bazohet në ndonjë incident të veçantë, ka kaluar një kohë e gjatë dhe është miqësore”. Ajo paraqiti divorcin të mërkurën, raportoi Entertainment Tonight. Në postimin e saj, Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Cephus, falënderon bekimin e saj pë ndihmën që i ka dhënë në këtë moment të vështirë, duke thënë:
Është shumë më e lehtë të marrësh vendime dhe provat e jetës janë sfiduese, por ti, vëllai yt dhe motra jote më ka treguar pse ia vlen të luftoj! Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë periudhë me ju, më keni sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha ripërtëritët fuqinë time.
Çifti më me ndikim në rrymën hip-hop u martua në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë. Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, ka gjithashtu tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, sipas Entertainment Tonight. Gjatë një live në Instagram në dhjetor, Cardi B zbuloi se ishte beqare. Ajo dhe Offset kanë pasur disa ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, me Cardi B që ka paraqitur kërkesë për divorc dy herë më parë. Fansat filluan të spekulojnë se marrëdhënia e tyre ishte drejt fundit në fund të vitit të kaluar, kur nuk po e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.