Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.
E pas gjithë kësaj ‘zhurme’ dhe reagimeve të tij duket se reperi nuk ka ndërmend të merret më me këtë çështje por të vazhdojë me karrierën e tij si reper. Disa orë më parë, Gjiko ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor duke zbuluar datën e publikimit dhe titullin.
‘Gjino’ do të lançohet për ndjekësit e tij ditën e nesërme në orën 14:00. Vetë Gjiko ka publikuar një trailer të shkurtër nga videoklipi i këngës.
E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.
Kujtojmë se Gjiko ka marrë një sërë komentesh pozitive edhe nga fansat gjatë këtyre ditëve të vështira për të, teksa ndjekësit e tij treguan se sa shumë e duan dhe e mbështesin duke i dërguar në rrjete sociale qindra mesazhe pozitive dhe këtë mbështetje na e tregoi vetë reperi.