Që kur u paralajmërua se ky film ishte në proces xhirimi, vëmendja ka qenë e menjëhershme. “Në Kuadër të Dashurisë” mori të gjithë dashurinë e audiencës së gjerë të çdo moshe. Kjo për shkak të kastit të mrekullueshëm të aktorëve, por dhe për përmbajtjen e tij.
Historia e një çifti të martuar prej 10 vitesh (Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli), të cilët vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar pasojat e kësaj ndarjeje për familjet e tyre. Vendimi për t’u ndarë do t’i bëjë ata të njohin kufijtë e njëri-tjetrit dhe të dashurve të tyre në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është ende aty, asgjë nuk është e pamundur.
Tani filmi “Në Kuadër të Dashurisë” rikthehet sërish në kinema. Këtë herë me 15 minuta skena të reja që nuk i keni parë më herët. “Në Kuadër të Dashurisë” vjen këtë të diel në Cineplexx TEG dhe QTU, vetëm 300 lek. Çfarë prisni akoma?! Blini biletat tuaja në faqen films.top-channel.tv dhe mos e humbisni!