Film & Tv

“Në Kuadër të Dashurisë” vjen këtë të diel në Cineplexx me një çmim promocional biletash…

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” theu padiskutim çdo rekord, duke korrur sukses si në sallat e kinemasë dhe jo vetëm. Ky projekt kinematografik ishte filmi i parë i prodhuar nga Top Media, realizimi i parë i Top Channel Films.

Që kur u paralajmërua se ky film ishte në proces xhirimi, vëmendja ka qenë e menjëhershme. “Në Kuadër të Dashurisë” mori të gjithë dashurinë e audiencës së gjerë të çdo moshe. Kjo për shkak të kastit të mrekullueshëm të aktorëve, por dhe për përmbajtjen e tij.

Historia e një çifti të martuar prej 10 vitesh (Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli), të cilët vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar pasojat e kësaj ndarjeje për familjet e tyre. Vendimi për t’u ndarë do t’i bëjë ata të njohin kufijtë e njëri-tjetrit dhe të dashurve të tyre në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është ende aty, asgjë nuk është e pamundur.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. “Në Kuadër të Dashurisë” e nisi rrugëtimin e tij në një mbrëmje gala më 9 tetor 2023 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të vazhduar më pas shfaqjet në të gjithë Shqipërinë. Por jo vetëm kaq, pasi filmi vazhdoi me një tur nëpër Europë dhe botë, duke shkuar në çdo qytet ku ka shqiptarë.

Tani filmi rikthehet sërish në kinema. Këtë herë me 15 minuta skena të reja që nuk i keni parë më herët. “Në Kuadër të Dashurisë” vjen këtë të diel në Cineplexx TEG dhe QTU, vetëm 300 lek. Çfarë prisni akoma?! Blini biletat tuaja në faqen films.top-channel.tv dhe mos e humbisni!