Tanimë imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale kanë filluar të futen në konkurse arti dhe fotografie. Nërkaq, një artist ka zgjedhur që të bëjë të kundërtën. Fotografi Miles Astray vendosi se ishte koha për të ndryshuar gjëray. Në një kategori të Inteligjencës Artificiale, ai zgjodhi që të konkurronte me një foto reale të një flamingoje që kishte bërë në Aruba.
Flamingo u shfaq pa kokë, teksa shfaqet duke ulur qafën për të gërvishtur veten me sqepin e tij. Për habinë e Astray, ai fitoi vendin e tretë në kategori dhe çmimin e publikut. “E futa këtë foto aktuale në kategorinë e AI të Çmimeve 1839, për të vërtetuar se përmbajtja e krijuar nga njeriu nuk e ka humbur rëndësinë e saj, se nëna Natyrë dhe njerëzit ende mund ta mposhtin inteligjencën artificiale. Gjithashtu dhe për të treguar se kreativiteti dhe emocioni janë më shumë se thjesht një varg i shifrave”-shkroi Astray.
Ndërkaq, përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu. Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht. Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës. Disa ekspertë theksojnë mungesën e punonjësve të kualifikuar.