Kylie Jenner dhe vajza e saj Stormi ishin të dyja të pranishme në festivalin muzikor të Travis Scott ku tetë persona humbën jetën tragjikisht. Ylli 24-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, postoi disa klipe nga eventi Astroworld teksa i dashuri i saj u ngjit në skenë.
Motra më e madhe e Kylie, Kendall, fluturoi gjithashtu në Teksas për të mbështetur Travis në ngjarje dhe ndau fotot në prapaskenë ndërsa ekuipazhi përgatitej për shfaqjen. Të paktën tetë persona humbën jetën dhe qindra u plagosën nga një rrëmujë e ndodhur në këtë ngjarje. Një fans i tronditur shkroi në Twitter si më poshtë.
Pashë njerëz të vdisnin para meje dhe dëgjova njerëz që qanin me mosbesim për atë që po shihnin.
Shfaqja më pas u ndërpre pasi disa persona pësuan lëndime. Shefi i Zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, tha se qindra njerëz u trajtuan në vendngjarje për lëndime.
Turma filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës dhe njerëzit filluan të panikosen.
Pena shtoi se kishte rreth 50,000 njerëz në turmë kur ndodhi ngjeshja. Shefi i policisë së Houston ndërkohë, Troy Finner tha:
Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që askush nga ne të mos spekulojë. Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet sonte. Nëse nuk keni fakte, nëse nuk keni prova, unë nuk do të flas kundër kësaj. Ne kemi familje të lënduara këtu.