Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve pikante në ‘Podcastin e Lirisë’, duke treguar disa detaje më shumë nga jeta e tij personale.
Ai ka folur për ushqimet e tija të preferuara, ndërsa përmendi fasulet si gjellën që duhet ta hajë plot 3 herë në javë pasi është shumë e shëndetshme.
“Te gatimi i preferuar është çik problem, sepse në këtë jetë që erdhëm nga një sistem me probleme dhe kufizime ushqimore siç ishte komunizmi, unë nuk mund të ankohem se prindërit vinin nga një tjetër shtresë dhe nuk na ka munguar gjë, por e them shpesh me të qeshur se kishim alergji ndaj fasuleve, sepse kudo ku shkonim kishim fasule. Tani ndodh që pas kaq vitesh fasulja përsëri është një gjellë e preferuar, sepse është shumë e shëndetshme. Nëse nuk ka tre herë në javë fasule ose diçka të tillë e kam të vështirë”, theksoi Meta.