Një markë veshjesh japoneze ka menduar që të krijojë një freskuese të vogël që mund të vishet nga qentë e macet, në mënyrë që të mos e ndjejnë vapën e madhe të verës. Pajisja është e vogël, e lehtë, funksionon me bateri dhe është e lidhur me një veshje të posaçme. Shpikësja e kësaj freskueseje për kafshë, Rei Uzawa, tha se:
Qeni im e ndjente shumë vapën kur dilte xhiro dhe doja t’i jepja një zgjidhje këtij problemi.
Të gjithë duhet të mbrohen nga dielli madje edhe qenushët. Dielli mund të ndikojë në mirëqenien e tyre në një sërë mënyrash të ndryshme, të tilla si ndikimi tek putrat e tyre delikate të cilat ekspozohen më shumë dhe janë më në kontakt me trotuaret dhe asfaltin e nxehtë.
Për fat të mirë, ekspertët janë mbledhur për të ndihmuar që qeni juaj të jetë i sigurt dhe i lumtur në diell këtë verë. Specialistët e qenushëve të ProDog Raw; Alison Frost, eksperte e ushqimit të tyre dhe Kamal Fernandez kanë hartuar një listë me këshilla për të ndihmuar në mbrojtjen e qenit tuaj kur del në diell.
Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Përditë para syve tanë ndodhin vrasje masive por ne nuk i vërejmë ato sepse zhvillohen pa bërë zë. Zhdukja e llojeve nuk dërgon peticione online, nuk organizon demostrata dhe shpesh ne nuk i njohim fare llojet. “Nga rreth tetë milionë lloje kafshësh, bimësh dhe kërpudhash që ndodhen në tokë, shkencërisht janë përshkruar vetëm një pjesë e vogël”- thotë Këshilli ndërkombëtar për biodiversitetin IBPES.