Bota Botë e Çuditshme

Në këto shtete jo vetëm që nuk është traditë lënia e bakshishit, por shihet si mungesë respekti!

Sipas një sondazhi, gjermanët japin më shpesh bakshish. Agjencia britanike e sondazheve YouGov kreu një anketë në gjashtë vende të Bashkimit Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sondazhi tregoi se evropianët janë thellësisht të ndarë për këtë çështje.

Ndërkaq, në SHBA nëse hyn në një restorant dhe largohesh pa lënë bakshish, ka shumë gjasa që vetë kamerieri të përballet me ty dhe të kërkojë shpjegime pse nuk le. Por, ka disa shtete ku jo vetëm nuk është traditë lënia e bakshishit, por shihet si mungesë respekti.

Në Japoni askush nuk lë bakshish në restorante apo bare. Njerëzit më tradicionalë priren ta konsiderojnë atë një gjest përbuzjeje dhe jo respekti. Një vend tjetër ku bakshishi është pothuajse tabu është Kina. Për shumë banorë, ai shihet si një akt superioriteti nga ana e personit që paguan paratë, gjë që e vendos personin që i merr ato në një nivel nënshtrimi të nënkuptuar.

Kështu është edhe në Danimarkë. Normalisht, fatura e restorantit në këtë vend skandinav e përfshin shërbimin, kështu që do të ishte e tepërt të jepej bakshish. Për më tepër, ky vend, si pjesa tjetër e zonës skandinave, përgjithësisht ka paga mjaft të larta në sektorin e mikpritjes ndryshe nga Shtetet e Bashkuara kështu që punëtorët nuk varen nga bujaria e klientit për të jetuar.