Bota

Në këtë vend tanimë do të ketë trajtim dhe kura falas për katërputroshët!

Të gjithë ata që kanë një qen apo mace e dinë sa e dhimbshme është të mos jesh në gjendje të kujdesesh për ta nëse kanë nevojë. Për këtë arsye, për të garantuar kujdes falas për qentë dhe macet e njerëzve në vështirësi, u themelua në Romë Klinika e parë Social-Veterinare. Është një projekt i cili do të ofrojë trajtim falas për të paktën 400 pronarë; familje në vështirësi, njerëz që humbasin punën ose shtëpitë e tyre apo njerëz të pastrehë që kanë një qen ose mace që kërkon ndihmë veterinare.

”Në fund të fundit, kujdesi për një qenie tjetër është një nga aktet më domethënëse në jetë”-thonë ideuesit e projektit. ”Për shumë njerëz kafsha e tyre përfaqëson të vetmen familje që kanë dhe ndihmon në luftimin e izolimit social dhe vetmisë. Vitet e fundit, veçanërisht pas Covid-19, ne kemi parë nevojën e njerëzve në vështirësi ekonomike ose në një situatë të brishtë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet veterinare për kafshët e tyre. Këto janë situata që ndonjëherë mund të çojnë në braktisje apo neglizhencë”-shtojnë ata.

”Me hapjen e kësaj klinike duam të jemi në mbështetje të atyre që kanë një kafshë, por edhe të inkurajojmë administratat dhe t’i ftojmë të pajisen me klinika social-veterinare, siç ndodh për shembull në Piemonte”-theksojnë ata. Disa kërkime nga Hungaria kanë zbuluar një ngjashmëri të habitshme mes njerëzve dhe qenve pasi të dy mund të qëndrojnë zgjuar natën, duke u shqetësuar dhe duke menduar për stresin e ditës. Një studim i publikuar në revistën shkencore “The Royal Society” tregon se qentë gjithashtu hasin vështirësi në gjumë pas përjetimeve emocionale apo stresuese që kanë pasur gjatë ditës.

Në këtë eksperiment, studiuesit monitoruan aktivitetin e trurit të 16 qenve pas disa ditëve me përvoja pozitive ose negative. Ditët pozitive përfshinin përkëdhelje dhe lojë me top, ndërsa ditët negative përfshinin ndarje nga pronarët ose lidhje për pak kohë. Rezultatet treguan se qentë që përjetuan stres kishin ndryshime të dukshme në gjumë pas një gjumi të shkurtër prej tre orësh. Ata kaluan mesatarisht 20 minuta më shumë në gjumin REM, faza e cila karakterizohet nga ëndrrat e gjalla. Gjithashtu, këta qen u zgjuan më shpejt se ata që kishin pasur ditë të qeta.