Botë e Çuditshme Travel

Në këtë vend linja ajrore u ofron grave vende për t’u ulur larg burrave!

Kompania ajrore IndieGo ka bërë të mundur që pasagjeret gra të shmangin uljen pranë burrave gjatë fluturimit. Linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Indi u ofron grave një hartë me vendet e shënuara me ngjyrë rozë gjatë procesit të biletave, ku mbi to ulen vetëm gratë.

Burrat nuk mund t’i shohin këto ndenjëse dhe për këtë arsye nuk mund t’i rezervojnë ato. Kompania tha se ata vendosën të ndërmarrin këtë hap në mënyrë që të lejojnë gratë të ndihen më rehat gjatë udhëtimit. “Kjo u prezantua në bazë të hulumtimit të tregut dhe aktualisht është në fazën pilot dhe është në përputhje me moralin tonë #GirlPower. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të pashembullt udhëtimi për të gjithë pasagjerët tanë dhe kjo veçori e re është vetëm një nga shumë hapat që po ndërmarrim drejt arritjes së këtij qëllimi”-kanë thënë ndër të tjera. Ky opsion do të jetë i disponueshëm në të gjitha fluturimet e IndiGo shumë shpejt.