Bota

Në këtë vend do të ofrohen cigare elektronike falas për personat që duan të lënë duhanin!

Një paketë e cigareve elektronike falas do t’u shpërndahet 1 milion duhanpirësve në Britaninë e Madhe për t’i inkurajuar ata të lënë produktet e duhanit. Në deklaratën e bërë nga Ministria Britanike e Shëndetësisë, thuhet se në kuadër të programit kombëtar të krijuar për të ulur normën e duhanpirjes, 1 milion përdorues do të inkurajohen të zëvendësojnë cigaret e tyre me cigare elektronike.

Në deklaratë theksohet se programi në fjalë është i pari në botë dhe në këtë kuadër u tha se përafërsisht 1 në 5 duhanpirës në Angli do t’i ofrohet një komplet elektronik fillestar i cigareve, si dhe mbështetje në sjellje për t’i ndihmuar ata të lënë këtë zakon.

Qeveria është angazhuar të ulë normën e duhanpirjes në Mbretërinë e Bashkuar nën 5% deri në vitin 2030 dhe tha se do të ofrohen stimuj financiarë për të ndihmuar gratë shtatzëna ta lënë duhanin. Përdorimi i çdo nikotine në shtatzëni mund të dëmtojë fëmijën tuaj,

Ndërkaq, në Britaninë e Madhe pinë duhan 5.4 milionë njerëz dhe kjo situatë vazhdon të jetë shkaku më i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme. 1 në 4 nga të gjitha vdekjet e lidhura me kancerin shkaktohen nga pirja e duhanit.

Nikotina është një substancë kimike në përbërjen e cigareve dhe shërben si një stimulues që mund të bllokojë funksionimin normal të qelizave nervore dhe muskulore. Ajo mund të rritë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, madje mund të shtojë rrezikun e goditjes nga infarkti. Nëse je duhanpirës dhe e ke të pamundur ta ndalosh, duhet të dish se disa ushqime ndihmojnë për ta nxjerrë nikotinën jashtë organizmit tuaj.