Lifestyle

Në këtë vend burrat ia japin pagën grave…

Gratë në Japoni janë ato që menaxhojnë financat e familjes, mbajnë buxhetin dhe paguajnë të gjitha shpenzimet. Në thelb, kjo është një traditë e lashtë. Punonjësit japonezë me rrogë punojnë orë pafund çdo ditë dhe marrin mesatarisht vetëm 37,873 jen çdo muaj për shpenzimet e tyre ditore.

Në të kundërt, gratë kontrollojnë 74% të shpenzimeve të familjes japoneze dhe kjo përfshin çiftet me fëmijë të vegjël, sipas hulumtimit të Softbrain Field. Edhe në rastet kur një grua punon me kohë të plotë, ajo është ende përgjegjëse për financat e shtëpisë.

Në shumë familje në Japoni, gruaja jo vetëm që kontrollon financat e familjes, por shpesh përpiqet të mbajë disa rezerva parash. Këto aksione njihen me emrin “Hesokuri”. Në shumicën e rasteve, ‘Hesokuri’ ndërtohet me kalimin e viteve nga kursimet e vogla të lënë mënjanë.