Celebrities Showbiz

Në këtë ‘meme’ nga Bebe Rexha do t’a gjejmë veten të gjithë ne shqiptarët…

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare, e cila ka krijuar një famë ndërkombëtare. Ajo ka folur gjithmonë për traditat shqiptare në mediat e huaja dhe në rrjetet e saj sociale, duke treguar me krenari origjinën e saj.

Së fundmi, artistja ka shpërndarë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku thuhet është rritur nga një familje shqiptare, prandaj ia del që të arrijë çdo gjë me sukses.

Do të vendos në CV time: ‘Jam rritur në një familje shqiptare’, në mënyrë që ata të dinë se unë mund të arrij çdo gjë.

Rikujtojmë se, para pak kohësh, Bebe ka folur për disa nga traditat shqiptare, që sipas saj duhet të ndryshojnë. Ajo ka rrëfyer se ishte gati të martohej në një moshë shumë të re.  Bukuroshja 31-vjeçare konfirmoi se që e vogël kishte kërkesa për martesë nga meshkuj shqiptarë por që fatmirësisht u refuzuan nga mamaja e saj.

Ndërkohë, artisten e njohur së shpejti do ta shohim në një projekt të ri në Netflix dhe duket se ajo është më e lumtur se kurrë.