Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Në këtë ditë të veçantë Neymar dhe e dashura e tij “shpërthejnë” me fotot e rralla krahë njëri-tjetrit!

Brazilianët festojnë sot ‘Ditën e të dashuruarve’ që në shumë vende të tjera festohet në 14 shkurt. Me këtë rast futbollisti i njohur Neymar ka postuar një foto të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, duke i bërë edhe një dedikim romantik. Ylli i PSG ka postuar një foto krah bukuroshes braziliane në rrjetin e tij social Instagram ku shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha. Ai ka shkruar:

Gëzuar ditën e të dashuruarve!

https://www.instagram.com/p/CeuWsFkoj5B/

Ndërkohë, nuk ka munguar një urim publik as nga Bruna. Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram jo një por një album me fotot nga momente të ndryshme intime. Ajo ka shkruar se:

Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne!

Aktualisht çifti i njohur ndodhet në Miami ku po kalojnë pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit. Atyre u janë bashkuar miqtë por edhe motra e Neymar, Rafaella. Ylli i Paris Saint-Germain po shijon prej mëse një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi. Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar.

Megjithatë çifti e ka mbajtur gjithmonë private lidhjen e tyre dhe asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht. Por, së fundmi e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin. Pas pushimeve së bashku, dalja e tyre e radhës krah njëri-tjetrit ishte në një festë për Halloween, ku ai ishte veshur si Batman, ndërsa ajo si një vampire me të kuqe.