Klea Prenga ka akuzuar Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela, pas një sulmi barbar që ato të dyja kanë ushtruar ndaj saj. Kjo gjë u bë publike mbrëmjen e djeshme pas një postimi në rrjete sociale nga Klea, ku tregon foto të fytyrës së saj të gjakosur dhe me prerje mjaft të rënda direkt pas sulmit.
Klea tregoi se teksa darkonte, një person e sulmoi nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë dhe akuzon Antonela e Mariela Berishën si porositëse të këtij sulmi, ku shoqërohet edhe me një ‘mesazh’ edhe në telefonin e saj. Policia i shpalli në kërkim motrat Berisha për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Së fundmi Antonela ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj. Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.