Celebrities Gossip Showbiz

Në gjendje të demoralizuar, ja çfarë i ka ndodhur Fjoralba Ponarit?

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Fjoralba shpeh poston foto nga përditshmëria e saj në punë dhe ‘look-un’ e saj të çdo jave në Portokalli, por asnjëherë më parë nuk na ka treguar një gjendje jo të mirë të saj. Kështu ka ndodhur pak më parë, teksa moderatorja ka postuar një foto të saj gjatë provave të shfaqjes dhe nuk ishte ajo çfarë prisnim. Fjoralba shfaqet me flokë të çrregullta, shumë e lodhur dhe jo energjike dhe në një gjendje të demoralizuar, ku dhe shkruan:

Eee lezetshme gjendja ditën e parë të provave! Aspak e demoralizuar dhe shumë energjike

 

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ditën e sotme me anë të një ‘Ask’ të postuar në Instastory ndjekësit e kanë pyetur moderatoren nëse do t’i shkruante ish i dashuri i saj dhe do t’i shprehej se i mungon çfarë mesazhi do ti kthente Fjoralba. Moderatorja nuk nguroi t’i kthente përgjigje as kësaj pyetje.