Nuk është e këshillueshme që buka e blerë në dyqan të qëndrojë në frigorifer. Molekulat e niseshtës në bukë rikristalizohen shumë shpejt në temperatura të ftohta dhe bëjnë që buka të bajatet shumë më shpejt kur vendoset në frigorifer. Bukët e blera në dyqan duhet të mbahen në një qese plastike të mbyllur me ajër në temperaturën e dhomës dhe jo në frigorifer.
Bukët e blera zakonisht shiten në një qese letre, hiqni ato nga qesja kur ta merrni në shtëpi, mbështilleni fort në një qese plastike dhe ruajeni në temperaturën e dhomës. Nëse planifikoni të ngrini bukën e bërë në shtëpi, bëjeni sa më shpejt të jetë e mundur pas pjekjes dhe ftohjes.
Mbështilleni me plastikë dhe prisni bukën në feta përpara se ta ngrini. Nëse e bëni bukën tuaj, zgjidhni receta që përfshijnë yndyrna si gjalpë, vaj ose vezë. Këta përbërës do të ndihmojnë në ruajtjen e bukës dhe për ta mbajtur atë më të butë më gjatë.
Ndërkaq, kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën.
Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë. Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup. Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.