Gossip Showbiz

“Në fillim bënim sikur nuk njiheshim”, Harry flet për fillimet e njohjes me Meghan Markle!

Së fundmi, Princ Harry ka folur rreth njohjes së tij me Meghan Markle. Në një intervistë për “Dax Shepard”, ai ka treguar se në fillimet e lidhjes ata takoheshin fshehurazi për të mos u njohur nga njerëzit.

Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër, duke bërë sikur nuk njiheshim. I dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve. Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshëndesnin ose më thoshin diçka tjetër.

Unë isha atje vetëm duke dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme, duke u përpjekur të mos njihesha. Nuk e di sa herë e keni bërë ju këtë gjë, kur ecën në rrugë duke u përpjekur që të mos njihesh. Është e mrekullueshme ajo çfarë shikon. Sa shumë çamçakëz shikon dhe sa shumë këpucë njerëzish. Është një lëmsh.

Ndërkaq, q prej largimit të tij bashkë me bashkëshorten Meghan Markle, ishte pikërisht ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip që e ktheu Princ Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar, ku takoi pas shumë kohësh dhe familjen mbretërore, por këtë herë i vetëm. Së fundmi Princ Harry ka zbuluar se nuk ka dashur të ishte pjesë e familjes mbretërore.

Rikujtojmë, se para disa ditësh Meghan dhe Harry festuan ditëlindjen e dytë të djalit, Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe ‘servirën’ për të gjithë një foto shumë të veçantë të vogëlushit. Por menjëherë pasi dyshja e njohur e ka publikuar foton e vogëlushit të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë “shpërthyer” dhe e kanën cilësuar këtë veprim si aspak normale.