Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.
Por, përpos muzikës, Trixa është shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk ngurron të ndajë momente edhe me njerëzit e saj më të dashur. Ditën e djeshme, mamaja e bukuroshes Antigona festoi ditëlindjen dhe këngëtarja ndau me ne disa momente nga ambienti festiv ku u organizua ditëlindja me të ftuar njerëzit e afërm të familjes. E ndër njerëzit e dashur ishte dhe ish-banorja e ‘BBV’ me të cilën Trixa ruan raporte të shkëlqyera edhe pas përfundimit të kësaj eksperience. Kur Monika Lubonja u shfaq në ditëlindjen e Antigonës, këngëtarja e ka filmuar dhe krahas i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura.
Zemrat e mia! Një tjetër mbretëreshë ‘në shtëpi’. E para dhe e vetmja Monika Lubonja.
Padyshim në një festë është dikush që këndon dhe i bën të gjithë njerëzit të kërcejnë. Besojmë se e kuptoni se në ditëlindjes e Antigonës askush nuk mund ta bënte këtë më mirë se motra e saj, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Por, gjithashtu dhe Trixa u shfaq duke kënduar në disa momente duke emocionuar të ftuarit me zërin e saj.