Shakira dhe Lewis Hamilton janë në fazat e hershme të takimit, sipas një raportimi të ri.
Një burim i tha revistës People se këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” po kalon kohë me garuesin e F1 pas ndarjes së saj nga Gerard Pique vitin e kaluar.
“Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e njohjes”, tha një burim i afërt me të dyja palët. “Është argëtim dhe flirt.”
Spekulimet për një lidhje romantike vijnë pasi të dy u panë duke kaluar kohë së bashku në shumë vende- si në Spanjë ashtu edhe në Miami.
Shakira, mori pjesë në Çmimin e Madh të Spanjës në F1 në Barcelonë, ku Hamilton, garoi për Mercedes dhe doli në vendin e dytë.
Menjëherë pas kësaj, dyshja dolën për darkë me një grup miqsh, përfshirë Fai Khadra, dhe dukeshin të qetë krah njëri-tjetrin në foto.
Muajin e kaluar, aktorja u pa duke shijuar një ditë me varkë me Hamilton në Miami.
Shakira dhe Hamilton besohej se ishin njohur në Cipriani në Downtown Miami pas garës F1 një natë më parë.
Shakira dhe Piqué, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Sasha dhe Milan, u ndanë pasi ylli i futbollit e tradhtoi me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti.
Këngëtarja e “Waka Waka” u “shkatërrua kur mësoi se ajo kalonte kohë në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”, sipas një burimi pranë çiftit.