Botë e Çuditshme

Në dyqanin që ka vizituar për 20 vjet, amerikani fiton një çmim lotarie prej një milion dollarësh!

Një burrë nga Massachusetts ka fituar një çmim lotarie prej një milion dollarësh në të njëjtin dyqan ku ka blerë bileta për 20 vjet. William Lally nga Roslindale u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se ai ka blerë bileta lotarie nga Roslindale Food Mart për 20 vjet.

Ai zbuloi se këmbëngulja e tij u shpërblye kohët e fundit kur bleu një biletë 100X Cashword për 20 dollarë dhe gërvishti një çmim prej 1 milion dollarësh. Dyqani i tij i preferuar fitoi një bonus prej 10 mijë dollarëve për shitjen e biletës fituese. Rikujtojmë se lotaria shtetërore e Massachusetts në SHBA ka zbuluar se Christine Wilson ishte me fat pasi kishte goditur dy herë xhekpotin.

Wilson nga Attleborough ka fituar çmimin e parë prej 1 milion dollarëve në shkurt të këtij viti. Kur e fitoi çmimin e parë, Wilson tha se fitimet e saj planifikon t’i shpenzojë për blerjen e një makine të re. Papritur, ajo tashmë ka në plan që fitimet t’i kursejë. Bëhet e ditur se biletën e fundit amerikania e ka blerë në qytetin Mansfield ku thuhet se edhe dyqani do të marrë një bonus prej 10 mijë dollarëve për shitjen e saj. Rikujtojmë, se një burrë me vetëm 2 dollarë me vete pati super fat dhe fitoi mbi 1.3 miliardë dollarë në xhekpotin e Powerball, i teti më i madhi në historinë amerikane.