Celebrities Gossip Showbiz

Në dyert e Gjykatës së Tiranës, Jonida Maliqi ka paditur…

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më me stil dhe padyshim që tanimë është edhe një blogere shumë e njohur në Shqipëri. Jo shumë aktive me këngë të reja, por gjithsesi nuk i ka munguar audiencës edhe me paraqitjet e shumta televizive.

Para afërsisht 8 viteve Jonida i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një djalë. E duket se divorci nuk ishte e vetmja arsye për tu parë në gjyq, pasi ditën e djeshme Jonida është fotografuar duke dalë nga Gjykata. Sipas informacioneve të marra, duket se këngëtarja ka paditur ish-bashkëshortin për mospagesën e pensionit ushqimor për djalin e tyre, Dan, i cili ka nevojë për përkujdesje speciale për shkak të gjendjes shëndetësore. Pas ndarjes, ish-bashkëshorti i këngëtares duhej të paguante 2 mijë euro në muaj, por nuk ka përmbushur marrëveshjen.