Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.
Aktori i humorit, Deivis Myslymi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel. Fillimisht ai foli për të rejat e sezonit të ri të spektaklit më të madh të humorit, “Portokalli”. Por jo vetëm kaq pasi moderatorët e emisionit, Julka Gramo dhe Alban Musa, e ngacmuan atë edhe në lidhje me jetën e tij private.
Julka Gramo: E ndjeni shumë edhe ngrohtësinë e publikut padyshim. Ju ngacmojnë më tepër gocat? Të shkruajnë në “Instagram” kështu ‘sa i mirë që je’, ‘kur do pimë një kafe’?
Deivis: Nuk e mbaj veten për ndonjë të bukur, por për Braçen ndoshta. Braçe është i bukur, unë jo. Mesazhe ka plot. Simpati për personazhin
Julka Gramo: Mesazhi më i bukur që ke marrë nga nj vajzë?
Deivis: Mua më pëlqejnë kur janë vajza të guximshme. Para disa kohësh më shkruajti njëra ‘ne do të martohemi bashkë dhe pikë dhe mos e zgjat më’