Më 19 shtator McDonald’s do të mbyllë të gjitha restorantet e tij në Mbretërinë e Bashkuar si shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth II në ditën e funeralit të saj. Zinxhiri i dyqaneve ushqimore të shpejta, i cili ka rreth 1,300 pika në Mbretërinë e Bashkuar, tha se të gjitha do të mbyllen deri në orën 17:00 të pasdites.
Gjithashtu, John Lewis, Waitrose, Asda, Primark dhe një mori biznesesh të tjera kanë thënë tashmë se do të mbyllen në Mbretwrinw e Bashkuar ditwn e hwnw. Një zëdhënës i McDonald’s i tha BBC-së se ata morën vendimin për të mbyllur restorantet pasi duan të lejojnë njerëzit të bëjnë nderimet e tyre në mënyrën që ata zgjedhin.
Në një deklaratë në Twitter, McDonald’s tha:
Për nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe për të mundësuar të gjithë në McDonald’s të bëjnë nderimet e tyre, restorantet tona në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të mbyllura nga mesnata deri në orën 17:00 të së hënës më 19 shtator.
Kompania tha se orët e punës dhe shërbimet mund të ndryshojnë pas kësaj kohe dhe këshilloi klientët që të kontrollojnë përpara se të shkojnë në një nga restorantet e tyre. Ndërkaq, emri ‘Elizabeth‘ dhe pseudonimet që rrjedhin prej tij mund të rriten në popullaritet në vitet e ardhshme, sipas një eksperti të emrave të foshnjave. Pas vdekjes së Mbretëreshës, njerëzit kanë filluar të vajtojnë dhe ta kujtojnë atë në mënyrat e tyre të veçanta. Për disa, kjo mund të përfshijë marrjen e frymëzimit prej saj, kur emërtojnë fëmijët e tyre.