Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” astrologia e njohur, Meri Shehu, ku bëri parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin nëntor. Shehu zbuloi se ky muaj ka nisur me “Hënë të re në Akrep, që do të thotë se gjërave u shkojmë deri në fund, nuk bëhet shaka me iniciativat që marrim, nuk flasim dhe nuk premtojmë kot”.
Sipas Merit, kjo Hënë e Re prek shenjat e qëndrueshme si Akrep, Luan, Ujor dhe Dem. Ajo shton më pas se në datën 15 nëntor kemi Hënën e Plotë në Dem që është përballë Akrepit dhe që ndikohet nga Urani.
Hëna e Re prek shenjat e qëndrueshme siç janë Akrep, Luan, Ujor dhe Dem. Këto katër shenja nën efektin e Hënës së re do bëjnë ndryshime apo gjëra të reja këtë periudhë. Në datën 15 nëntor kemi Hënën e Plotë në Dem që është përballë Akrepit, por që ndikohet nga Urani. Aty kemi akoma më furi, akoma më ndryshime.
Ku muaj ka nisur me Hënë të Re në Akrep që do të thotë fillime të reja por me natyrë Akrepi. Gjërave u shkojmë deri në fund, nuk bëhet shaka me iniciativat që marrim, nuk flasim dhe nuk premtojmë kot. Mund të ngrejë pastaj datë të fuqishme për ndryshime të mëdha.
Hëna e re kapte personat e lindur 10-ditëshin e parë, kurse Hëna tjetër prek të lindurit e 10-ditëshit të tretë. Është nën efektin e Uranit dhe sjell përmbysje dhe ndryshime të papritura në jetën e shumë njerëzve