“Çdo gjë është ashtu si duket” erdhi me episodin e radhës ditën e sotme për të folur për një temë interesante dhe që shumë mund t’i përfshijë padiskutim. Bëhet fjalë për obsesionet, që me shumë gjasa secili prej jush i njeh, ka dëgjuar për to, apo edhe i ka përjetuar.
Për të folur mbi këtë temë, e ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio, ishte Anisa Bardhi, sipërmarrëse në fushën e hoteleri-turizëm. Në studio u diskutua mendimi obsesiv, si një mendim që rikthehet vazhdimisht në forma të ndryshme, mendim që përsëritet dhe lidhet me shumë gjëra.
Ndërkohë, përmes situatave të ndryshme personale, të Annës dhe të Anisës, u soll në vëmendje, obsesioni në përgjithësi, shkaqet dhe pasojat që ai mund të sjellë. Gjithashtu, nuk mund të mungonin as disa zgjidhje të mundshme, dhe opsione për shmangien e tyre.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në YouTube të Top Albania Radio, teksa “Çdo gjë është ashtu si duket” vjen çdo të enjte nga ora 18:00 deri në orën 20:00 me Anna Shkreli, për të diskutuar mbi një temë interesante me të ftuar specialë.