Teksa reperi Sean Diddy Combs përfundoi në pranga muajin e kaluar me akuzat si shantazh, përdhunim dhe trafikim seksual, vajzat e tij binjake festojnë kthimin e tyre në shtëpi pas mbarimit të shkollës.
Mediat e huaja shkruajnë se Jessie dhe D’Lila, 17 vjeçe, postuan një fotografi në “Instagram” të veshura me fustane dhe taka ngjyrë portokalli, duke shënuar në mbishkrimin e postimit: “HOCO ’24 #senioryear.
Por jo vetëm kaq, pasi ato ndanë gjithashtu përgatitjet për këtë ngjarje festive. Tani, për ato po kujdeset një mikeshë e nënës së tyre të ndjerë, Kim Porter, e quajtur Lala, e cila ka ndihmuar në menaxhimin e jetës së tyre.
Ndërkohë, djemtë e Didd-yt, Quincy, Justin dhe Christian, janë në Nju Jork për të mbështetur babain e tyre në procedurat ligjore.
Kim Porter, e cila kishte një marrëdhënie të gjatë me Diddy, vdiq në vitin 2018. Vajzat janë në shkollë në Los Angeles, e ndërsa Lala kujdeset për to.