Gossip Music

Në bastet online kënga izraelite rezulton ndër favoritët kryesorë për të fituar Eurovizionin!

Përfaqësuesja e Izraelit në “Eurovision 2024”, Eden Golan, është bërë një nga favoritët në bastet online për të fituar edicionin e këtij viti. Këngëtarja 20-vjeçare u ngjit në favoriten e dytë nga e nënta pas gjysmëfinales. Sipas Eurovision World, një faqe interneti që përmbledh shanset e basteve nga 15 prej bastëshkruesve më të mëdhenj të Evropës, Izraeli shihet se ka një shans 22% për të fituar, pas Baby Lasagna të Kroacisë që shihej të kishte një shans prej 41%.

Rikujtojmë, se ka pasur thirrje për bojkotim të ngjarjes së Eurovisionit dhe më shumë se 1,000 artistë suedezë kërkuan që Golan të mos lejohej të marrë pjesë, ashtu si edhe 1,400 punonjës të industrisë së arteve në Finlandë. Ndërkaq, ndërsa rezultatet e dy gjysmëfinaleve vendosen nga shikuesit, në finale, votat e audiencës do të përbëjnë vetëm gjysmën e rezultatit, ndërsa juritë prej pesë profesionistësh të muzikës në secilin vend pjesëmarrës do të përbëjnë gjysmën tjetër.

Edicioni i 68-të i Eurovision-it kulmon me finalen e mbrëmjes së sotme. Do të interpretohen 26 këngë dhe më pas shpallet fituesi. Me këngën “Titan”, Shqipëria u përfaqësua nga Besa Kokëdhima, e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale, por pa mundur të kualifikohej për në finale. Eurovision Song Contest ka një sistem votimi kompleks i cili ndryshohet rregullisht. Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon festivalin, ka bërë disa ndryshime për edicionin e vitit 2024 në Malmo.

Ndërkaq, Joost Klein, i cili përfaqëson Holandën në Eurovision, është marrë së fundmi në pyetje nga policia suedeze për kërcënimet që ai dyshohet se ka bërë ndaj një anëtari të ekipit të Eurovisionit. Incidenti thuhet se ka ndodhur në “Malmö Arena” dhe nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik. Policia u tha gazetarëve se si Klein ashtu edhe personi që ka bërë denoncimin janë marrë në pyetje dhe çështja tani është në prokurorinë publike, e cila do të vendosë se çfarë duhet të ndodhë më pas.