Një grua e arrestuar në një nga aeroportet më të ngarkuara të Afrikës së Jugut, është akuzuar si transportuese droge pasi rrezet X zbuluan dhjetëra ‘fishekë’ të asaj që policia beson se është kokainë në barkun e saj. 30-vjeçarja nga Namibia është ndalur dhe arrestuar në aeroportin ndërkombëtar OR Tambo në Johanesburg, pasi policia vërejti se ajo po tentonte të kontrabandonte drogë gjatë udhëtimit të saj nga Sao Paulo i Brazilit.
Policët e kapën teksa po tentonte të kalonte në portin e kontrollit të aeroportit. Ky është rasti i dhjetë i tentimit të kontrabandimit të drogës në këtë aeroport në dy muajt e fundit. Pasi u arrestua, gruaja u dërgua në spital, ku në rrezet X u vërejtën objekte të dyshimta në barkun e saj që me gjasë i kishte gëlltitur qëllimshëm.
Nën vëzhgimin e policisë, ajo nxori nga goja 68 “plumba” me kokainë që peshonin afro 850 gramë. Ajo pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve dhe të akuzohet për kontrabandim dhe posedim të lëndëve narkotike.