Sport

Në autobus të hapur, parada e kampionëve të Evropës nëpër rrugët e Romës na la pa fjalë!

Italia është kampione e Evropës. Ekipi kombëtar i Mancini-t, pas fitores me penallti kundër Anglisë në Wembley, u kthye në Itali gjatë natës për të shijuar përqafimin e vendit të tyre dhe për marrë mirënjohjet e merituara. Të kaltrit fillimisht u pritën nga Presidenti Mattarella dhe më pas nga Kryeministri Draghi dhe e mbyllën festën me një paradë në autobusin e hapur nëpër rrugët e Romës në mes të një turme delirante.

Delir në qendër të Romës për turneun triumfal të kampionëve të Evropës kuptohet në çdo rrugë. Qindra ishin ata që përshëndetën lojtarët e ekipit kombëtar në autobusin e hapur, i cili ngadalë mundi të kalonte mes turmës, që e rrethonte në të dy krahët. Tifozët padyshim u ‘ndezën’ kur lojtarët ngritën lart kupën.

‘Ne jemi kampionët e Evropës’-ishte një prej korëve më të përdorur. Rrugëtimi i të kaltërve do të përfundojë në Hotel Parco dei Principi, ku janë akomoduar Chiellini dhe shokët e tij.

Nga Maracana, Wembley e deri te Diego Armando Maradona. Nga Argjentina vjen një propozim provokues, nisur nga gazeta ‘Olè’, që gjithashtu mund të mirëpritet nga të dy federatat e futbollit të vendeve respektive: një ndeshje miqësore mes fituesve të Copa America, Argjentinës dhe atyre të “Euro 2020”, Italisë, për trofeun “Superkupa Maradona” në nder të El Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.