Showbiz

Në 1 vjetorin e martesës, Harry dhe Meghan publikojnë pamje të veçanta të dasmës së tyre

Ditën e kaluar Duka dhe Dukesha e Sussex festuan 1 vjetorin e martesës së tyre dhe kjo duket se është periudha më e lumtur e jetës së tyre.

Teksa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë më 19 maj të vitit të kaluar në një dasmë madhështore, Princ Harry dhe Meghan Markle vetëm pak ditë më parë u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Archie.

Ata kanë publikuar për herë të parë disa pamje nga dasma e tyre e shumëpërfolur në llogarinë e përbashkët në Instagram.