Këngëtarja Fjolla Morina më 19 shtator është ndaluar e shoqëruar në rajon pasi në makinën e saj u gjetën 2 armë zjarri pa leje. Ajo u ndalua në pikën kufitare të Morinës së bashku me partnerin e saj Fitim Muji.
Pas dënimit me arrest shtëpie në Kukës, artistja është përfshirë në telashe të tjera pasi gjykimi për të ka ndryshuar. Mësohet se Fjolla rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit dhe tani mbi të rëndon akuza e ‘trafikut të armëve dhe municioneve’, krim ky i kryer në bashkëpunim.
Pas hetimit më të hollësishëm, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzën nga ‘mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve’ në ‘trafikim të armëve dhe municioneve’. Prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.