Së fundmi modelja e njohur braziliane Adriana Lima ka qenë në shënjestër të kritikëve për shkak të pamjes së saj dhe ndryshimeve që ka pësuar. Vlen të theksohet gjithashtu se kohët e fundit ajo rrallëherë është parë në ngjarje apo evente publike por ajo u shfaq në premierën e filmit ‘The Thicket’ dhe përsëri befasoi me ndryshimet në fytyrën e saj me sy dukshëm të tërhequr dhe vetulla të ngritura.
Fansat më parë e kanë akuzuar atë se ka tepruar me botoksin dhe fillerat, por ajo u është përgjigjur kritikëve duke postuar një foto pa grim dhe duke shkruar:
Fytyra e një nëne të lodhur të një adoleshenteje, dy fëmijëve në prag adoleshence, një djali të vogël aktiv, një vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenëve…Faleminderit për shqetësimin”.
Adriana Lima e ka përballuar vëmendjen mediatike për dekada të tëra, duke qenë një nga modelet më të suksesshme dhe të njohura në botë. Për vite me radhë, ajo ka qenë një nga imazhet më të njohura të “Victoria’s Secret”, duke e bërë një ikonë të industrisë së modës.
Megjithatë, siç është përballur shumë herë më parë, Adriana vazhdon të mbetet në qendër të kritikave për shkak të ndryshimeve të dukshme në pamjen e saj.
Adriana u tërhoq nga bota e modelingut para gjashtë vjetësh dhe iu përkushtua familjes së saj. Ajo ka dy vajza, Valentinën dhe Siennën, nga martesa e saj e mëparshme me basketbollistin serb Marko Jarić. Aktualisht, ajo është e martuar me producentin e filmit Andrea Lemer, me të cilin ka një djalë dy vjeçar, Cyanin. Përkushtimi i saj ndaj familjes duket se ka qenë prioritet i saj kryesor, dhe kjo është reflektuar në vendimet e saj për të zvogëluar angazhimet profesionale.