Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshe nga David, Victoria Beckham nuk shkon për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth!

Victoria Beckham mungoi dukshëm të premten, pasi burri i saj David kaloi orë të tëra në radhë për t’i bërë nderimet e tij mbretëreshës Elizabeth II. Ish-kapiteni i Anglisë iu bashkua mijërave që prisnin të shihnin monarken e ndjerë në Westminster Hall në Londër.

Në fakt, ylli 47-vjeçar iu bashkua rreshtave të gjata që në orët e para të mëngjesit për të nderuar personalisht. Megjithatë, gruaja e tij prej më shumë se 20 vitesh nuk ishte pranë tij pasi mendohet se mund të mos jetë në Londër këtë javë. Dizajnerja e modës Victoria ka qenë mjaft e qetë në Instagram, ku postimi i saj i fundit ishte një homazh për Mbretëreshën Elizabeth II.

Duke ndarë një imazh bardhë e zi, nëna e katër fëmijëve, ka shkruar:

Sot është një ditë shumë e trishtë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Jam thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Monarkes sonë të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës. Ajo do të mbahet mend për besnikërinë dhe shërbimin e saj të patundur dhe mendimet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë tepër të trishtuar.

Ndoshta ish-Spice Girl ishte e preokupuar me angazhimet e punës duke parë se është Java e Modës në Londër dhe thjesht nuk kishte kohë të rrinte në radhë për orë e orë të tëra.