Food & Drink Health & Beauty

Ndryshe nga burrat, mëngjesi ideal për një grua!

Sipas ekspertëve, një grua që nuk e ha vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës. Mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës. Mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë tërshëra, vezët, avokado, boronicat, kosi, qumështi, kumbullat e thata, farat chia ose të linit, peshku ton dhe gjiza. Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.

Në mëngjes mund të konsumoni drithëra me drith të plotë me qumësht ose kos, më pas një kafe me qumësht. Në drekë mund të konsumoni një panine me sallatë jeshile, perime, mish pule dhe një mollë. Pasdite mund të merrni një grusht me fruta të thata, të ndryshëm dhe një kafe me qumësht. Për darkë mund të konsumoni makarona me mish të grirë, fasule të kuqe, sallatë jeshile me domate. Mos harroni kumbulla të thata dhe një racion kos.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës. Një studim i ri sugjeron se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në probleme afatgjata shëndetësore. Hulumtimi global zbuloi se ata që hanin mëngjes më vonë kishin një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2. Ndërsa studiuesit spanjollë dhe francezë vunë në dukje se ata që zgjodhën mëngjesin para orës 8 të mëngjesit ulën rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 59 për qind.  Mëngjesi është një nga vakteve më të rëndësishme edhe për fëmijët, veçanërisht për ata nga mosha 2 deri në 12 vjeç.