Bota Lifestyle

Ndoshta nuk do ta besoni dot se cili është qyteti që numëron më shumë kafene në botë…

Thuhet se Shangai ka një lidhje të veçantë dashurie me kafenë. E thënë kjo, në Shangai numërohen më shumë se 9000 kafene. Dy vjet më parë, ishte në krye të listës së qyteteve me numrin më të madh të kafeneve, duke kaluar Tokion dhe Londrën.

Kultura e vizitës së kafeneve në qytet po zhvillohet prej vitesh, por ajo përjetoi zgjerim pas Covid-it. Atëherë, vendasit e pranuan jetën në natyrë, duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen. Duke qenë se oferta është e madhe, edhe konkurrenca është e madhe, ndaj shumë pronarë dhe drejtues kafenesh janë të shqetësuar për të ardhmen.

Një nga pronaret e kafeneve në Shangai theksoi se nuk kishte zgjidhje tjetër, se i është futur biznesit, por këshilla e saj për pronarët e ardhshëm të kafeneve është që të mendojnë para se të hyjnë në një biznes kaq serioz, sepse të ardhurat në krahasim me investimet janë minimale. Në Shangai, të shihesh në një kafene konsiderohet moderne dhe urbane, sidomos tek brezat e rinj. Siç theksohet nga banorët, qyteti është kozmopolit, ndërkombëtar, tregtar, ku ka traditë të pihet kafe në kafene.

Gjatë vitit të kaluar, tregu kinez i kafesë u vlerësua në më shumë se 35 miliardë dollarë amerikanë. Ai po zgjerohet dhe parashikohet të rritet me 13 miliardë dollarë të tjerë. Në Kinë, tregu i kafeneve të markave shënoi rritje, me rreth 58 %, sipas World Coffee. Në Shangai, hapësira që përdoret gjatë ditës si kafe, kthehet në bar gjatë natës për shkak të kostos së lartë të marrjes me qira të hapësirës.