Sezoni i verës po i gjen të gjithë çiftet e ndara ose në prag të ndarjes. Një tjetër dyshe ikonike e shoëbiz-it ka vendosur t’i japë fund martesës së tyre. Bëhet fjalë për aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi dhe bashkëshorten e tij prej 23 vitesh Jennifer Sloan.
Sipas TMZ, këtë herë ka qenë aktori që ka bërë kërkesën për divorc pasi kjo nuk është hera e parë që ata janë shumë pranë ndarjes, në vitin 2018 Sloan paraqiti letrat e saj për divorc me arsyen se “zënkan ishin të papajtueshme”, por më pas gjendja mes tyre u përmisua. Pas një viti Belushi e refuzoi kërkesën për divorc të partneres.
Duket se çifti edhe pse pas 3 vitesh, akoma nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe aktori i ka kërkuar divorcin.
Kujtojmë se kjo është martesa e tretë e Jim. Më parë ai ka qenë në marrëdhënie me Sandra Davenport, me të cilën ka një djalë. Gjithashtu ka qenë i martuar për dy vite me Marjorie Bransfield.