Dy “kufoma alienësh” të mumifikuara u janë treguar së fundmi politikanëve në Meksikë. Speciet e mumifikuara u shfaqën në kafaze xhami, si pjesë e një seance zyrtare dëgjimore në Kongresin e Meksikës. Seanca ka ngjallur kureshtje në mesin e entuziastëve të UFO-ve. Sipas asaj që iu tha politikanëve, kufomat u getën në qytetin Cusco të Perusë dhe vlerësohet që të jenë 1000-vjeçare.
Eventi në qytetin e Meksikos u drejtua nga gazetari dhe studiuesi i UFO-ve Jaime Maussan, i cili dëshmoi nën betim se pothuajse një e treta e ADN-së së tyre është “e panjohur” dhe se ekzemplarët nuk ishin pjesë e “evolucionit tonë tokësor”. “Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e historisë sonë evolucionare në Tokë,”- tha ai në prezantimin e bërë para zyrtarëve të qeverisë meksikane dhe përfaqësuesve nga SHBA.
“Ata nuk janë qenie të rikuperuara nga ndonjë përplase objektesh të paidentifikuara fluturuese. Në fakt, ata janë gjetur në minierat e diatomeve (algave) dhe më pas u fosilizuan.” Duke folur për zbulimin e fundit, Maussan i tha delegacionit të Mexico City se ekzemplarët ishin ekzaminuar në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës.
Shkencëtarët kanë përdorur datimin radiokarbon për të mbledhur prova të ADN-së. Rrezet X kanë treguar se njëra kishte “vezë” brenda. Ryan Graves, ish-pilot i marinës amerikane, i cili në korrik deklaroi se numri i UFO-ve ose UAP-ve (fenomene anormale të paidentifikuara) është “i nënraportuar rëndë”, ishte gjithashtu i pranishëm. Thuhet se një anije kozmike jashtëtokësore është rrëzuar në shkretëtirën e Neë Mexico në vitin 1947, nga ku më pas mund të jenë rikuperuar trupa të alienëve.