Për’Puthen është një talk show dashurie, i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve . Ashtu sikundër ato ndodhin në jetën reale, pa filtra. Sezoni i ri i Për’puthen në Top Channel ka nisur me risi të shumta, teksa një surprizë e papritur ndodhi në puntatën e të premtes. Për herë të parë në historinë e këtij emisioni, dy konkurrentë janë motër e vëlla.
Ata janë Rebeka dhe Ardi. Rebeka nuk e ka ditur që ka aplikuar dhe Ardi, e ka marrë vesh pasi është pranuar, duke surprizuar të gjithë në studio. Kjo është hera e parë në historinë e emisionit që dy anëtarë të familjes konkurrojnë së bashku, duke sjellë një tjetër dimension në programin e njohjes.
Tashmë, fansat janë të etur për të parë se si do të zhvillohet dinamika e këtij çifti në sfidat dhe marrëdhëniet që do të krijohen brenda emisionit.