Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit do të mbajë ceremoninë e parë të Çmimeve Oscar jashtë Shteteve të Bashkuara muajin e ardhshëm dhe do të prezantojë çmimet prestigjioze vjetore të studentëve në Londër. Ceremonia do të zhvillohet më 14 tetor në sheshin Leicester në Londër dhe do të jetë ceremonia e parë ndërkombëtare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, anëtarësimi i së cilës është rritur me shpejtësi globalisht vitet e fundit.
Midis fituesve, të shpallur paraprakisht këtë javë, do të jetë Au Revoir Mon Monde, një film i animuar francez për një burrë të bllokuar në një kostum gjigant peshku që kalon nëpër qytet ndërsa bota përfundon në një shi misterioz meteorësh. Të tjerët përfshijnë një film eksperimental tajvanez rreth zbulimit të seksualitetit nga adoleshentët, një film të shkurtër të vendosur gjatë shpërthimit të murtajës në Kinë në vitin 1910 dhe një dokumentar nga një kamp refugjatësh Rohingya në Bangladesh. Vendet e para, të dyta dhe të treta do të shpallen në ceremoni dhe të gjithë filmat fitues do të mund të konkurrojnë për Oscarin kryesor marsin e ardhshëm.
Ndërkaq, ceremonia e ardhshme e Golden Globes do të prezantohet nga Nikki Glaser. Komediania e njohur do të prezantojë edicionin e 82-të që do të mbahet në janar. Me anë të një deklarate ajo tha se:
Jam shumë e emocionuar që do të prezantoj Golden Gloves. Është një nga netët e mia të preferuara të televizionit dhe tani kam një vend në rreshtin e parë (në fakt, më duhet të prezantoj nga skena). Golden Globes nuk është vetëm një natë e madhe për televizionin dhe filmin, por edhe për komedinë. Është një nga herët e pakta kur biznesi i spektaklit jo vetëm e lejon, por edhe e nxit ngacmimin (të paktën shpresoj). Është një detyrë emocionuese dhe sfiduese sepse është drejtpërdrejt, e paparashikueshme dhe përpara yjeve më të mëdhenj të Hollywood (që mund të dehen teksa janë ulur ngjitur me ish-in).