Një djalë me epilepsi është bërë pacienti i parë në botë që provon një pajisje të re të vendosur në kafkë për të kontrolluar krizat. Neurostimulatori, i cili dërgon sinjale elektrike thellë në trurin e tij, ka reduktuar krizat me 80%. Nëna e Oran Knoëlson, Justine, tha për BBC-në se ishte shumë e lumtur sepse djali i saj tani kishte mundësi të jetonte normalisht.
Kjo sëmundje i ka rrëmbyer të gjithë fëmijërinë.
Operacioni u krye në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e një prove në spitalin Great Ormond Street në Londër, kur Oran ishte 12 vjeç. Oran, nga Somerset, ka sindromën Lennox-Gastaut, një formë epilepsie rezistente ndaj trajtimit të cilën e zhvilloi në moshën 3-vjeçare.
Krizat e epilepsisë shkaktohen nga shpërthime jonormale të aktivitetit elektrik në tru. Pajisja, e cila lëshon një puls konstant të rrymës, synon të bllokojë ose prishë sinjalet jonormale. Operacioni, i cili zgjati rreth tetë orë, u zhvillua në tetor 2023. Ekipi, i udhëhequr nga konsulenti neurokirurg pediatrik Martin Tisdall, futi dy elektroda thellë në trurin e Oran derisa arritën në talamus, një stacion kyç për informacionin neuronal.
Në të ardhmen, ekipi planifikon të bëjë që neurostimulatori t’i përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në aktivitetin e tij të trurit, në një përpjekje për të bllokuar krizat. Ndërkaq, rikujtojmë se simptomat e katalepsisë mund të jenë kërcënuese për jetën. Katalepsia është një term mjekësor që përshkruan një gjendje në të cilën pacienti qëndron në një pozicion të zënë ose të imponuar spontanisht për një kohë të gjatë. Gjendja përfshin humbjen e lëvizjeve të vullnetshme, ngurtësinë e muskujve, qëndrimin fiks dhe ndjeshmërinë e reduktuar ndaj dhimbjes.
Katalepsia është simptomë e një sërë gjendjesh, duke përfshirë epilepsinë, skizofreninë, histerinë, sëmundjen e Parkinsonit. Ndodh pas përdorimit të lëndëve narkotike dhe mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i disa llojeve të ilaçeve në trajtimin e skizofrenisë. Një person në gjendje katalepsie është më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjes dhe prekjes, nuk komunikon me mjedisin, nuk u përgjigjet pyetjeve