Sport

Ndodh edhe kjo, sulmuesit kuq e zi nuk i japin rrogën! Ja për kë bëhet fjalë…

Jemi mësuar të dëgjojmë probleme me rrogat e lojtarëve gjatë periudhës së pandemisë apo në klubet shqiptare. Vonesat e rrogave nuk janë fenomen vetëm i klubeve shqiptare, pasi rëndomtë ndodh edhe në kampionate të huaja dhe me peshë. Këtë gjë po e përballon së fundmi edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cillakeshi, i cili luan në Turqi për Konjasporin.

Sipas programit, sot sulmuesi kavajas duhet të ishte në fushë ndaj Gallatasarajt, por si Cikalleshi dhe portier Paul Bernardoni nuk janë përfshirë nga Konjaspori për këtë sfidë. Mësohet se shkak për mos grumbullimin e tyre është bërë  një vendim i klubit, që i ka ndëshkuar të dy lojtarët. Shkak është bërë kërkesa që Cikalleshi dhe shoku i tij i skuadrës i kanë bërë klubit për pagat e ma shlyera. Madje kjo është hera e dytë që Cikalleshi paralajmëron klubin e turk për rrogat e pa shlyera. Kujtojmë se kampionati evropian është në muajin qershor dhe sulmuesit i duhet të luajë sa më tepër minuta për të qënë në formën e duhur. Konkurrenca në sulmin kuq e zi është mjaft e lartë pasi pritet që në Kombëtaren tonë të rikthehet dhe Armando Broja pas një dëmtimi që tashmë e ka kaluar. Madje së fundmi Broja arriti të gjejë rrugën e rrjetës, gjithashtu dhe Rei Manaj arriti të shënonte dy gola në këtë fundjavë.