Sport

Ndodh çudia në Lojërat Olimpike! Ndahen dy medalje të arta për dy atletë të…

Lojërat Olimpike kanë qenë një ndër fokuset e të gjitë ne pasi merrnin pjesë dhe shqiptarë, por këtë herë do të flasim për ata që dhanë spektakël në garën e kërcimit së larti.

Për herë të parë, u vendos që në kategorinë e sporteve individuale të jepnin dy medalje ari.
Ka patur raste kur medaljet kanë qenë të bronzta apo prej argjendi, por kurrë nuk janë dhënë dy prej ari.
Këtë ndryshim në histori e bënë dy atletët e kërcimit së larti, Gianmarco Tamberin i Italisë dhe Mutaz Barshim i Katarit.
Gara mes tyre zgjati plot dy orë, ku të dy garuesit ishin të pandarë pasi bënë kërcimin më të lartë që të dy, 2.37 metra.
Një prej zyrtarëve të Lojërave Olimpike iu afrua dyshes duke i dhënë dy opsione, të vazhdonin sërish garën apo të ndanin vendin e parë. Ndërsa ata pranuan të hypnin në një podium dhe të merrnin medaljen e artë.