Një student zbuloi aksidentalisht një qytet të madh Mayan ndërsa shqyrtonte të dhënat e monitorimit mjedisor në rajonin Campeche të Meksikës, duke zbuluar një nga qendrat më të mëdha urbane të lashta në Amerikën Latine. Qyteti, i quajtur Valeriana me rreth 6.700 struktura, u zbulua duke përdorur teknologjinë Lidar (skanim me lazer për strukturat e varrosura nën bimësi) nga kandidati për doktoraturë në Universitetin Tulane, Luke Auld-Thomas.
Studiuesit besojnë se është i dyti nga dendësia pas Calakmulit, që mendohet të jetë vendi më i madh i Majave në Amerikën e lashtë Latine. Qyteti u zbulua “aksidentalisht” kur Luke Auld-Thomas gjurmoi të dhënat nga një pajisje e vjetër Lidar që ishte përdorur nga një organizatë meksikane për monitorimin e mjedisit. Nëpërmjet këtyre të dhënave, të analizuara me metoda arkeologjike, u zbulua ekzistenca e një qyteti të tërë, i cili dikur strehonte rreth 30.000 deri në 50.000 njerëz.
Valeriana ka dy qendra kryesore, të lidhura me lagje dhe rrugë. Në këto vende u gjetën sheshe me tempuj në formë piramide, fusha për lojën e lashtë të majave me top dhe një sistem uji cisterne, gjë që tregon aftësinë e banorëve për të përdorur burimet natyrore për të mbështetur popullsinë e tyre. Gërmimet në zonë nuk janë bërë ende pasi qyteti ndodhet në xhungël të dendur.