Prej muajsh tashmë princi i kaltër i spektaklit “Love Story” po vazhdon jetën e tij si normalisht pas përfundimit të këtij programi. Ai është gjatë gjithë kohës në kontakt me fansat e tij kudo që shkon. Saimir shpeshherë u tregon fansave se ku ndodhet dhe me çfarë po merret por duket se vëmendja e tyre shkon vetëm tek Meri.
Kujtojmë se Saimiri zgjodhi modelen bukuroshe nga Elbasani si partneren e tij me të cilën tha se do të vazhdonte njohjen jashtë spektaklit televiziv. Edhe pse herë pas herë ai ka shfaqur foto e video me partneren e tij, duket se këto nuk janë të mjaftueshme për t’i vërtetuar të gjithëve se janë ende bashkë.
Po të bëni një vizitë në profilin e princit të kaltër në Instagram, në çdo postim të tij gati të gjithë e pyesin atë se ku është Meri. Ndërsa, kur largohet për në Gjermani për pak kohë fansat menjëherë aludojnë se ata janë ndarë duke shkruar se Saimir e harroi Merin sapo kaloi kufirin shqiptar. Dyshja e njohur edhe mund të mos jenë bashkë por gjithsesi komentet e shumta rreth lidhjes së tyre po u bien në sy të gjithëve.