Rreth një muaj më parë Ariana Grande publikoi një këngë të re e cila bëri që të përballet me kritika të shumta dhe të shndërrohet në një nga personat më të urryer në rrjet. Së fundmi këngëtarja ka folur për jetën e saj private. E pyetur se cila është gjëja më e vështirë në jetën e saj tani, Ariana është përgjigjur:
Nuk e di. Ndihem shumë mirënjohëse që jam e përmbushur kaq artistikisht në këtë moment. Nuk mund të ankohem.
Ariana theksoi se albumi është për fansat e saj, duke shtuar:
Fakti është se ne nuk dimë asgjë për tabloidët dhe mediat. Ne kujtojmë në mënyrë selektive se çfarë bëjnë tabloidët me njerëzit, veçanërisht gratë, bazuar në faktin nëse na pëlqen ai person apo jo. Ne në mënyrë selektive i lëmë hapësirë humanizmit, nuancave. Nuk kemi pse të hyjmë në detaje, por sigurisht që ndjej zhgënjim, një ndjenjë e pashpjegueshme djallëzore, teksa shikoj njerëzit që keqkuptojnë njerëzit që dua dhe mua.
Kujtojmë se kënga e saj e publikuar së fundmi “Yes, And?” menjëherë u ngjit në vendin e parë në Spotify me më shumë se 11 milionë transmetime në ditën e publikimit. Por kjo këngë shkaktoi reagime. Arsyeja për këtë është polemikat rreth romancës së Ariana-s me yllin e “Wicked”, Ethan Slater. Thashethemet se të dy janë në lidhje kanë qarkulluar që në korrik dhe ata u shfaqën vetëm pak ditë pasi u bë e ditur divorci i këngëtares nga ish-bashkëshorti Dalton Gomez.
Ethan gjithashtu së fundmi u divorcua nga gruaja e tij, Lilly Jay. Burime pranë Ariana-s dhe Ethanit kanë mohuar me forcë spekulimet se ata po tradhtonin partnerët e tyre dhe në vend të kësaj pohojnë se ata filluan të takoheshin në mënyrë romantike vetëm kur të dy ishin beqarë. Ariana humbi 369,630 ndjekës në Instagram që nga fillimi i janarit, me shumicën dërrmuese të tyre që nuk e ndiqnin pas publikimit të këngës. Rikujtojmë, se Grande ka bashkëpunuar me Mariah Carey-n për atë që ajo e quan “bashkëpunimin e saj të ëndrrave”. Projekti i ri i këngëtares 31-vjeçare vjen përpara publikimit të albumit të saj “Eternal Sunshine” në mars.