Së fundmi këngëtarja e njohur Selena Gomez publikoi një video të rutinës së saj të kujdesit të lëkurës dhe kaq mjaftoi që shumë ndjekës të bëheshin kuriozë dhe ta pyesnin se pse pësoi një dridhje të lehtë të duarve. Gomez iu përgjigj këtyre pyetjeve duke i kujtuar audiencës se ajo është diagnostikuar me lupus vite më parë dhe lëkundjet janë efekti anësor i mjekimit.
Selena vuan nga lupus një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive. Bukuroshja u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2014.
Në vitin 2017, Gomez kreu një transplant të veshkave për shkak të lupusit dhe së fundmi diskutoi efektet e shëndetit fizik dhe mendor në jetën e saj në dokumentarin “Selena Gomez: My Mind & Me”. Përveç lupusit, ajo foli hapur për çrregullimin bipolar dhe se si diagnostikimi e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Rikujtojmë, se së fundmi Selena është parë duke u kapur për dore me Drew Taggart, dy ditë pasi mohoi thashethemet se ata ishin në lidhje.
30 vjeçarja dhe muzikanti i Chainsmokers, shijuan një darkë romantike në “Torrisi Bar & Restaurant” në Soho përpara se të largoheshin me duart e tyre të kapura së bashku. Pavarësisht se këngëtarja tha se ishte “single” në një postim të fshirë në Instagram Story në fillim të kësaj jave, të dy u dukën të ishin shumë të dashuruar teksa darkonin në restorant.